A e mbani mend herën e parë, ose të fundit që jeni zhgënjyer nga i madhi Alban Skënderaj? Jemi të sigurtë që edhe sikur të merrni gjithë kohën e botës, nuk do të kujtoheshit, sepse nuk ekziston një moment i tillë. Në vazhdën e sukseseve të Albanit, hiti i fundit “Unë dhe ti”, ishte supergoditje. Goditëse në muzikë, goditëse në tekstin e ndjerë, në klipin e realizuar si një projekt, duke mbledhur dashuri të vërteta, por mbi të gjitha goditëse edhe në përzgjedhjen e datës së publikimit të saj. Pikërisht në 14 shkurt, një këngë dashurie, për të dashuruarit, me dashuri të vërteta, në ditën e të dashuruarve. Ndaj brenda javës së parë të publikimit numri i klikimeve në YouTube shkoi afër 1 milionshit për këtë këngë. Kjo sepse Albani nuk di t`i bëjë gjërat keq. Albani di vetëm të bëjë art, profesionalisht.