ShowBiz

Rikthehet “Kukulla”

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e Sinanit. Pas një mungese të gjatë, rikthehet online “Kukulla“ e tij. Bllokimi i videos ishte kryer për shkak se një palë e tretë pretendonte për të drejta të pamerituara mbi atë klip. Megjithatë drejtësia është vënë në vend. Çështja është zgjidhur në favor të producentit dhe këngëtarit të mirënjohur, Sinan Hoxha.