Travel

2 vëllezër braktisin zyrën e punës për të udhëtuar përmes SHBA-ve në furgon

Më 1 Janar 2016, vëllezërit Justin dhe Adam Fricke lanë pas shtëpinë në Orlando, Florida dhe çdo mundësi për një karrierë tradicionale, për një furgon Sprinter 8 m2  dhe një vit plot aventura.

“Ne jemi dy vëllezër nga Florida, që po luftojmë shtysën natyrale të shoqërisë moderne, e cila të drejton në një punë zyre fill pas universitetit,” shkruajnë ata në blog-un e tyre. “Kush tha, që nuk mund të bësh një punë, që ia vlen dhe ndërkohë të bësh edhe qejf? Ne themi, se mundesh.”

Për ta vërtetuar filozofinë e tyre të jetës, ata planifikojnë të shkelin në të 50-ta Shtetet e Bashkuara përgjatë udhëtimit njëvjeçar, të cilin e kanë quajtur „The Bro’d Trip“.

Justin dhe Adam lanë punët e zyrës, për të punuar si të pavarur.

Atyre iu desh të kursenin për 2 vjet, për të mbuluar kostot e këtij udhëtimi.

Vëllezërit Fricke shitën makinat e tyre, për të blerë “shtëpinë e re”.

Ata dinë si ta shfrytëzojnë në maksimum atë pak hapësirë që kanë.

E si mund të rezistosh pa bërë një Selfie në një udhëtim kaq të gjatë…

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/the-brod-trip-2016-2/#-3

Burimi i fotos kryesore: © Nubia Navarro (nubikini)  https://www.pexels.com/photo/blurred-background-bus-combi-miniature-385998/