Adrian Gaxha është një këngëtar i dashur për publikun. Këngët e sjella nga ai janë të shumta ndër vite. Megjithatë një nga këngët pati një “boom” më të madh se të tjerat. Të gjithë e njohin “Ngjyra e kuqe”, kënga kushtuar vajzës që shumë i shkonte fustani i kuq. Shkak i popullaritet të kësaj kënge përveç interpretimit, muzikës dhe teksit shumë të bukur, ishte dhe imazhi që kishte dhe ka vajza, së cilës iu kushtua kënga. Ndaj edhe themi se përveç talentit të tij, investimit ndër vite në muzikë, Adriani duhet t`i jetë paksa mirënjohës edhe “vajzës me fustanin e kuq”.