ShowBiz

Zbuloni Shumën në EUR që ka investuar Sinan Hoxha për klipet e tij

Sinani është një ndër artistët që investon shumë, por shumë ama, për klipet. Pothuajse çdo klip i tij është i veçantë dhe shifrat e pjesës më të madhe të tyre arrijnë në vlera të çmendura. Arsyeja e shifrës së lartë lidhet me faktin se në klipet e tij çdo gjë krijohet nga zero për atë klip, që nga veshtjet e trupave të mëdha që e shoqërojnë, e deri tek arredimet e ridekorimet e ambjenteve ku në fakt edhe ndërtohen objekte. Për shembull tek klipi “Vdeksha për ty” u ndërtuan edhe shkallë veç të tjerave, apo tek “Bomba” u blenë tapetet e punuar me dorë.

Në 20 vite karrierë vetëm nga një llogaritje e thjeshtë me aq sa shohim mund të themi se shifra që kapin investimet e tij shkon tek gjysmë milioni EUR. Ai gjithmonë ka deklaruar se shpenzon shumë, por asnjëherë nuk ka deklaruar vetë shifra konkrete.
Sigurisht edhe këtë sezon pritet që të sjellë diçka, por se çfarë, është herët për ta zbuluar.