ShowBiz

Enca Haxhia – Më në fund i verifikohet…

Enca është një ndër artistet më aktive në rrjetet sociale, si në Instagram, ashtu edhe në facebook. Kohët e fundit ajo arriti edhe 1 milion ndjekës në Instagram. Duke e konsideruar shumë të rëndësishëm përdorimin e rrjeteve sociale, për të komunikuar me fansat e saj, më në fund Encës i verifikohet edhe Instagrami. Të gjithë i njohim vështirësitë që hasen për të verifikuar një adresë në rrjetet sociale. Megjithatë ajo i ka përmbushur të gjitha kushtet e domosdoshme, për të pasur sot një Instagram zyrtar të verifikuar.