Gerd Vaso ka qënë i ftuar në një emision këto ditët e fundit dhe ka folur rreth jetës së tij në përgjithësi e mbi të gjitha rreth karrierës. Ai ka shprehur se Enada është një shtysë shumë e mirë për të dhe asnjëherë nuk e ka pasur pengesë që ka punuar me të. Ka thënë madje se Enada si natyrë është shumë ngulmuese dhe para punës nuk vë asgjë. “Ajo shpesh më tërheq, nga natyra ime, që ta vrasë mendjen”, ka thënë ai.
Në fund Gerd e ka përmbyllur fjalën duke thënë: “Asnjëherë nuk e kam kuptuar jetën, ose profesionin pa Enadën”.