ShowBiz

I mbani mend “Spirit Voice”? Ja si duken ato sot!

“Spirit Voice” është grupi i parë shqiptar që përbëhej nga vajza. Ato kënduan për herë të parë në vitin 1997 për t`u mbajtur mend përgjithmonë, në historinë e muzikës.
Grupi përbëhej nga Dorina Tiko, Angjelina Gilardi, Larisa Haxhi dhe Soni Malaj e më pas edhe Elia Zaharia.
Vajzat kishin gjithashtu në grupin e tyre edhe në saksofon Briken Guga.

Përsa kohë kënduan vajzat korrën vetëm sukses dhe më pas pak nga pak grupi u shpërnda dhe në fund mbeti vetëm Soni Malaj.
Megjithatë a jeni kurioz të shikoni se çfarë pamje kanë sot bukuroshet e “Spirit Voice” dhe ku jetojnë?

Angjelina Gilardi jeton ne Itali me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Dorina Tiko jeton ne Amerikë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Larisa Haxhi përfundoi studimet për italisht dhe tashmë është profesioniste në fushën e saj.

Soni Malaj vazhdon këndon ende sot, duke qënë një ndër këngëtaret më të pëlqyera. Ajo jeton me vajzën e saj Anna.

Elia Zaharia vazhdon këndon ende sot dhe gjithashtu aktron në Teatër, duke ushtruar pasionin dhe profesionin e saj. Elia është në pritje në martesës së saj në Tetor me Princ Lekën.