Gaz Paja i ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin” ka folur me sinqeritet dhe humor për shumë çështje të rëndësishme si përsa i përket profesionit, ashtu edhe jetës private. Ermali ndër të tjera i ka drejtuar edhe pyetje të cilat nga shumë artistë mund të konsiderohen si të sikletshme, por Gazi i është përgjigjur atyre me shumë çiltërsi dhe sportivitet.
Pyetjes se kush është aktori më i mirë në “Portokalli”, Gazi duke dalë jashtë pritshmërive të Ermalit, i është përgjigjur pa hezituar, Rezart Veleshnja. Rezarti është aktori që ndër të tjera, njihet më së shumti për rolin e tij të “Betim Spërdhimës”.
Përgjigja e menjëhershme e Gazit, duket se e ka befasuar paksa Ermalin, jo me emrin e Rezartit, por sepse ka pritur atë përgjigjen tipike, klishe: “Të gjithë janë shumë të mirë dhe nuk mund t`i ndaj”.
Gazi ka ditur të jetë i drejtpërdrejtë!
Ja edhe intervista e tij e plotë: