Travel

Dëshironi të zbuloni disa plazhe sekrete në Europë?

Vera e nxehtë është duke trokitur dhe secili prej nesh po mendon se ku do t`i kalojë pushimet këtë verë? Dëshironi që të kaloni disa ditë të pushimeve në një relaks absolut, me familjen apo me njeriun e zemrës?
Ne do ju zbulojmë plazhet më të qeta dhe më pak të populluara në njerëz.

1) Es Trenc, Mallorca
Është një zonë pothuajse e panjohur nga shumica e njerzve prandaj edhe udhëtimi për këtë destinacion është pa makinë.
Por mbetet një vend përrallorë për tu vizituar.

2) Formentera, Ibiza
Dhe fjalët janë të tepërta në këtë rast sepse bukuria e natyrës në këtë vend flet vetë. Vend përrallorë.

3) Arrifana, Portugal
Ky vend është pak më shumë i vizituar nga dy vendet e mësipërme por edhe ky destinacion ka bukurinë e tij. Përbëhet nga disa restorante me ushqime të shijshme të zonës.

4) Calanques, Provence
Aty ku mali, gjelbërimi dhe deti bashkohen edhe bëhen një, thjesht një vend magjepsës për tu shijuar.

5) Vouliagmeni to Sounio, Athens
Greqia është e njohur për ishujt e shumtë, ku secili prej ishujve ka bukurinë por gjithashtu edhe veçorinë nga njëri – tjetri. Ky vend është i njohur për turistë nga e gjithë bota dhe për tavernat e famshme që vetëm në Greqi mund të gjëndet. Por edhe pse Greqia ç‘do ishull e ka të mbipopulluar në sezonin verorë ka edhe një destinacion sekret i cili është ky në foton e mësipërme.

6) El Saler, Valencia
Nëse dëshironi qëtësi totale ku pjesa më e madhe e plazhit të jetë vetëm në shërbimin tuaj atëherë ju mund të zgjidhni këtë vend, është një parajsë e vërtetë.

7) Pinarello Beach, Corsica
Nëse do të shkoni vetëm njëherë të vetme për të vizituar apo për të kaluar pushimet në këtë vend, e sigurt që nuk do të dëshironi të largoheni më nga aty.

8) Vis Island, Croatia
Një vend magjik për tu vizituar, aty ku uji i kristaltë është në ngjyra të ndryshme.

9) Kelebekler Vadisi (Butterfly Valley), Turkey
Turqia gjithashtu njihet për vendet e saj të bukura dhe të mbipopulluara nga turistë të shumtë por edhe ajo e ka një vend sekret ku mund të kaloni pushimet më të bukura që keni kaluar ndonjëherë.

10) Kynance Cove, Cornwall
Do jetë vështirë për të besuar sesi në Karaibe do të gjeni një vend kaq të bukur por në të njëjtën kohë edhe një vend për një relaks total.
Nëse nuk e besoni ju sugjerojmë ta vizitoni?

11) Porto Cesareo, Puglia
Ky destinacion është një tjetër vend magjik, ku përbëhet nga shumëllojshmëri aktivitetesh duke filluar që nga peshkimi. Gjithçka është e veçantë dhe unike.

Burimi: http://www.businessinsider.com/europes-best-secret-beaches-2016-5

Burimi i fotos kryesore: © Riccardo Bresciani   https://www.pexels.com/photo/adult-beach-blue-boys-307001/