ShowBiz

Kush është terapia më e mirë sipas Sonila Meços?

Sonila Meço nuk i kursen këshillat, apo opinionet e saj jo vetëm në emisionet në të cilat ftohet, por edhe në rrjete sociale. Marrë shkas nga gjithë situatat politike, apo sociale që krijohen në Shqipëri e komentet e pafundme që ndjekin këto ngjarje, Sonila i ka dhënë një tjetër sens. Ajo e ka ndryshuar vëmendjen nga këto ndjesi dhe e ka drejtuar atë drejt stërgjysheve.

Ka postuar një foto me gjyshen e saj, e njëkohësisht stërgjyshen e Amaris, vajzës së saj, e ka shkruar: “Se i lodhëm sytë e mendjen me mbrapshtësinë e hidhur të një pjese nga ne… Stërgjyshet janë terapi dhe bëjnë ëmbëlsirat më të mira në botë… Si lum Amaris!”

Ja edhe foto e veçantë:

https://www.instagram.com/p/BFrD-VNzImb/?taken-by=sonilameco1&hl=en