Aktualitet

Ndahet nga jeta ish kampioni i peshave të rënda në boks – Muhammad Ali

Ditën e djeshme u nda nga jeta Kampioni legjendar i peshave të rënda, Muhammad Ali. Prej vitesh Ali vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, e cila u agravua edhe nga sëmudja Parkinson, duke e çuar drejt fundit të pashmangshëm, në moshën 74 vjeçare.

Sëmundja Parkinson ia përkeqësoi të folurit si dhe ktheu një nga atletët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në një të burgosur të trupit të vet. Megjithatë, vetëdeklarimi i Ali si “the greatest” (më i madhi), qëndroi i vërtetë deri në fund për miliona njerëz në mbarë botën, që e admirojnë për kurajën e tij si brenda dhe jashtë ringut.

Askush nuk mund t`i mohojë aftësitë atletike të Ali në kulmin e vet, në vitet ’60, atëherë kur mund të lëshonte goditjet më të mprehta e të shpejta duke “vallëzuar” në ring. Ai u bë i pari boksier që fitoi titullin “Kampion i peshave të rënda” tre herë. Por Ali ishte më tepër se sa një sportist interesant. Ai foli me guxim kundër racizmit në ShBA si dhe kundër luftës së Vietnamit. Influenca e tij shkon përtej botës së boksit.

Kur e pyetën dikur se si donte të mbahej mend, Ali tha: “Do të doja të mbahesha mend si një njeri, që fitoi titullin “Kampion i peshave të rënda” tre herë, që kishte sens humori dhe i trajtonte të gjithë njerëzit me dinjitet. Si një njeri që bëri qëndresë për besimet e tij … që u përpoq të bashkonte njerëzimin me anë të besimit dhe dashurisë.
“Dhe nqse aq është shumë, atëherë do të doja të mbahesha mend thjesht si një boksier i madh, që u bë një lider dhe kampion i njerëzve të tij. Dhe nuk do ta vrisja mendjen edhe nqse njerëzit do ta harronin se sa i pashëm isha.”

Këtu mund të shijoni disa nga çastet më të lavdishme në karrierën e Muhammad Ali si boksier profesionist:

https://www.youtube.com/watch?v=C_fEIVwjrew

Link: https://www.youtube.com/watch?v=C_fEIVwjrew

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/MuhammadAliVerified/photos/a.10150216712577822.334537.29756652821/10154729086737822/?type=3&theater