Të gjithë kanë folur dje dhe sot, për Shqipërinë tonë. Jo vetëm mediet tona, por edhe ato të huaja, e kanë pasur Shqipërinë në fokus. Të gjithë kanë njohur një Shqipëri fitimtare, djem profesionistë dhe të talentuar, e tifoza të jashtëzakonshëm.
“Ishte një gol historik dhe mund të përfundojë duke qënë edhe veçanërisht i rëndësishëm, nëse Shqipëria do të kualifikohet për raundin e 16 si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë. Pas humbjes me Zvicrën dhe Francën në dy ndeshjet e para, mbetet për t`u parë nëse tre pike janë të mjaftueshme, por do të ishte mizori nëse aventura mbresëlënëse e Shqipërisë do të përfundonte këtu.”, shkruan The Telegraph.
“Puna e madhe më në fund shpërblehet”
“Shqipëria ishte e pafat në humbjet me Zvicrën dhe pastaj me Francën, por përgatija e tyre fizike dhe grupi i organizuar, më në fund morrën atë që merituan në kompeticionin e madh. Mbështetja e tyre e gjallë dhe pasionante, që ka ndezur këtë turne, do të jetë krenare, për mënyrën sesi pala e tyre ka kryer në Francë, mbuluar këtë shfaqje brilante në Stade de Lyon.”, shkruan BBC.
Burimi: http://www.bbc.com/sport/football/36509864
Burimi i fotos: UEFA EURO 2016