Prishtina është një ndër kryeqytetet që mbart mbi supe, histori dhe vlera të mëdha. Ka disa objekte të cilat kanë vlera të veçanta, megjithatë një prej objekteve, apo institucioneve më të rëndësishme të një shteti, është edhe aeroporti. Këtë herë “Prishtina International Airport Adem Jashari”, ka marrë një vlerësim të veçantë, duke u nominuar në “World Travel Awards”, si një ndër aeroportët më të mirë në Europë. Aeroporti i Prishtinës, gjendet midis edhe disa nominimesh të tjera, si Aeroporti i Zyrihut, Barcelonës, Hamburgut, Mynihut e të tjerë.
Burimi: https://www.worldtravelawards.com/award-europes-leading-airport-2016
Burimi i fotos: © By Shkëlzen Rexha (Valed Promotion) – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=31293740