ShowBiz

Çfarë po ndodh midis futbollistit Xhaka dhe aktores Ana Lika – Ajo ka folur…

Prej disa ditësh mediet flasin për një histori dashurie midis futbollistit Taulant Xhaka dhe aktores Ana Lika. Ata u panë bashkë, një ditë dhe të gjithë nisën të flasin. Sigurisht që edhe miqtë dalin sëbashku, por ka qënë deklarata e bërë dje në “Procesin sportiv”, nga Ana, që shtoi dyshimet.
E pyetur nga Manushi, moderatori i emisionit, se çfarë mendonte në lidhje me këto fjalë, e cila është e vërteta e kësaj historie, ajo është përgjigjur shkurt e bukur: “Nuk them as po, as jo, ku ka zë s`është pa gjë”. Kjo fjali e saja i ka intriguar edhe më tepër, të gjithë.

Ana, mbesa e Inis dhe Ingrid Gjonit, një bukuroshe e vërtetë, do të ishte shumë bukur të ishte në krah të Xhakës!
Nëse midis dy të rinjve ka një histori dashurie, apo thjesht ata janë miq, nuk mund ta themi, derisa ata ta pranojnë.

Intervista do të futet kur të publikohet në kanalin zyrtar!