Aktualitet

Kjo është video që po trondit gjithë botën!

UNICEF Ka realizuar një eksperiment social, për reagimet e njerëzve ndaj fëmijëve të humbur të pasur dhe të varfër. Aktor është vetëm një fëmijë, i quajtur Anano. Anano një vajzë bukuroshe, vendoset në fillim në rrugë, vetëm dhe e veshur bukur. Shumë njerëz ndalojnë dhe e pyesin se më kë është, apo nëse ka nevojë për ndihmë. Vendoset sërish në rrugë e veshur jo mirë dhe askush nuk ndalon dhe nuk shqetësohet për të.

Në situatën “numër 2”, shkon në lokal e veshur mirë dhe ulet në tavolina të ndryshme, të gjithë e puthin, e përkëdhelin dhe askush nuk e dëbon. Më pas në një moment të dytë e veshur jo mirë dhe e grimuar, për të dhënë idenë e të qenurit e palarë, askush nuk e afron. Një pjesë e mirë e njerëzve madje edhe e dëbojnë, derisa fëmija preket nga kjo situatë.

Fatkeqësisht ky ishte rezultati i këtij studimi!

Video në fjalë:

https://www.youtube.com/watch?v=MQcN5DtMT-0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=MQcN5DtMT-0

Burimi i lajmit dhe fotos: http://www.dailymail.co.uk/femail/article-3666045/Could-turn-away-lonely-little-girl-street-Heart-wrenching-video-follows-six-year-old-actor-wearing-nice-clothes-rags-strangers-react.html