ShowBiz

Stefi Prifti sot ka përjetuar një emocion të madh në një ngjarje të veçantë!

Për Stefi Priftin kjo e sotmja ka qënë një ditë speciale. Ditë të tilla në jetë njeriu i përjeton rrallë. Diplomimi personal, apo ai i fëmijëve është një ndër ngjarjet më shenjuese në jetën e njeriut. Maria, vajza e tij e madhe, është diplomuar pas gjithë viteve të studimit në degën e kantos. Kjo e bën ndoshta dyfish krenar Stefin, pasi diplomohet në art. Tashmë ata të dy janë jo vetëm njerëz të shpirtit, por edhe kolegë.
Stefi e ka uruar të bijën, ka shprehur krenarinë e tij dhe ka falënderuar miqtë e tij që ishin të pranishëm këtë ditë.

Suksese Maria!

Postimi i Stefit:

https://www.instagram.com/p/BHUyBrdBTXD/?taken-by=stefi_prifti07