ShowBiz

Viti 2016 për Alban Skënderajn

Alban Skënderaj e çeli 2016- ën me një baladë të ndjerë. Ai në 14 shkurt në “Ditën e të Dashuruarve” dhe sakrificave për dashurinë, solli “Unë dhe ti”. Ky projekt u realizua jo vetëm për dashurinë e tij me Miriamin, jo vetëm për dashurinë e prindërve të tyre, por për dashurinë e gjithë të dashuruarve. Fotot e gjithë çifteve që dëshironin të ishin pjesë e klipit u përfshinë në himnim e padiskutuar të dashurisë.

“Ti i dhe kuptim jetës sime…”:

“Unë dhe ti”:

https://www.youtube.com/watch?v=YIiIwBoXqVA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YIiIwBoXqVA

Më pas Albani mbërriti me një bashkëpunim me reperin Elinel në një këngë të thellë, filozofike, e ashtu siç vetëm Albani di të krijojë. “Kam nevojë”, eksploroi nevojat në skutat më të thella të çdo njeriu, që nuk e dëgjoi, por e ridëgjon e ridëgjon vazhdimisht.

“Kam nevojë për pak muzikë,
ndjenjën ta jetoj pa frikë…”

“Kam nevojë”:

https://www.youtube.com/watch?v=Vkii7VoBr2w

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Vkii7VoBr2w

Ende pa u zbehur shkëlqimi i dy hiteve Albani erdhi goditës me “Duart lart”. Këtë herë ai zgjodhi t`i përgjigjej dikujt, diku, për diçka, por përmes muzikës ritmike dhe argëtuese.

“Vetëm një beat si ky mi mban duart lart…”

“Duart lart”:

https://www.youtube.com/watch?v=2c4_niQ88EM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=2c4_niQ88EM