ShowBiz

“Siento Amor” i thanë njëri tjetrit Venera dhe Lind Islami

Venera dhe Lind Islami kanë një histori të gjatë dashurie, të nisur në televizion. Kjo është edhe një arsye më tepër që ata mbeten një nga çiftet më simpatike dhe më të preferuara sot. Venera dhe Lindi janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesa, por edhe nga pasioni për muzikën dhe bashkëpunimet.
Nuk është hera e parë që këndojnë bashkë dhe as hera e parë që i dedikojnë këngë njërit tjetri, por është hera e parë që i dedikojnë të njëjtën këngë njëri tjetrit. Projekti që sollën sot, nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse i thotë të gjitha kënga.

Një projekt, producent i të cilit është Ervin Gonxhi, nuk mund të mos shndërrohet në hit. Ashtu si përherë edhe kësaj rradhe, erdhi një këngë e adhurueshme!

“Sa shumë fjalë ne kemi thënë,
sa premtime kemi dhënë
Kush dashuroi dhe s`i tha…
Sa fjalë pafund ekzistojnë,
as ato s`mund ta tregojnë,
forcën që dashuria ka…”

Shijojeni në pafundësi “Siento Amor”:

https://www.youtube.com/watch?v=pjSepxEAJI0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=pjSepxEAJI0