Alban Skënderaj nuk solli sot hitin e tij të parë. Vetëm për këtë vit “Engjëll” është i katërti hit i sjellë nga ai. Megjithatë ky do të jetë padyshim më i veçanti, pasi i dedikohet Miriamit. Bashkëshortja e tij, fatmirësisht është një figurë po aq e dashur sa edhe Albani dhe është e preferuara e të gjithëve. Në përshkrimin e tij për Miriamin, ka përshkruar atë që publiku njeh dhe do. Miriamin e ëmbël, të zgjuar, të ndjeshme, të rrallë dhe shumë simpatike.
Megjithatë “Engjëll” nuk është i vetmi dedikim i tiji, për Miriamin. Ai përmes këtij projekti ka zbuluar se edhe disa këngë të tjera, kanë qënë dedikuar dashurisë së tij.
“Engjëll ndoshta tani më kupton
Kur të them je një në një million…”
“Se ti je mrekullia e tetë…”
Këto janë vargje nga kënga “Mrekullia e 8”:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=mqVP6qkZxz8
“Kur të thoja me ty lërmë të vdes
Kur provoja të them mirëmëngjes…”
Këto vargje janë pjesë e dy hiteve të tij “Let me die with you”, në të cilën ka kënduar sëbashku me Miriamin dhe “Mirëmëngjes”:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8-dIfFoY6PM
Link: https://www.youtube.com/watch?v=mjjLCoc8E9s
Nuk është mjaftuar me kaq Albani sepse Miriami është vërtetë e veçantë dhe ndaj edhe “Njëherë në jetë”, ka qënë një dedikim për të, ja vargu i shkëputur nga ky hit: “Engjëll më beso, ke qënë gjithmonë ajo…”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=_MmlJn0591A
Të gjitha këto dedikime do të mbeten përjetësisht të veçanta dhe sigurisht me në krye “Engjëll”. Mos vallë ishte kjo dhurata më e çmuar që një bashkëshort mund t`i bëjë gruas për sjelljen në jetë të një fëmije? Padyshim…
“Engjëll”: