Dafina Dauti e shpreh shumë shpesh në rrjete sociale dashurinë për më të shtrenjtit e saj. Kur njeriu dashuron dhe është krenar me të drejtë di t`ia ulërasë gjithë botës gëzimin e brendshëm. Në fokus të postimeve të saj shpesh herë ka qënë vajza Elizabeta, ose nëna e ndjerë. Këtë herë një person po aq special ka qënë edhe vëllai. Ajo ka postuar një foto të tijën dhe e ka uruar për punën e re të sapo nisur në konsullatën e Kosovës në Gjermani. Sigurisht që të përfaqësosh vendin tënd, jashtë trojeve të tij, është një arritje e padiskutueshme. Dafina krenare për vëllain e ka uruar me fjalë të ngrohta dashurie.
Postimi i saj:
https://www.instagram.com/p/BH0BfoGj3iI/?taken-by=dafina.dauti