Aktualitet

Çfarë ndodhi në Turqi – Ja çfarë tha Erdogan

Ushtria e Turqisë u angazhua në një grusht shteti, por që u shemb pasi disa njerëz iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Erdogan për të dalë në rrugë për ta mbështetur. Të paktën 60 vetë u vranë në këtë sulm, në dhunën që shpërtheu ditën e premte, gjatë përpjekjes për të marrë pushtetin.
Një përmbysje e suksesshme e Erdoganit, i cili ndodhet në krye të shtetit që në vitin 2003, do të kishte shënuar një nga ndryshimet më të mëdha të këtyre viteve të fundit në Lindjen e Mesme. Një përpjekje e dështuar për grusht shteti ende mund të destabilizojë një vend të rëndësishëm.

Erdogan, i cili kishte qënë në jugperëndim duke pushuar ka fluturuar menjëherë drejt Stambollit, para agimit dhe u shfaq në televizor me një turmë përkrahësisht në aeroportin Ataturk. “Kryengritja ishte një ‘akt i tradhëtisë’ dhe ata që janë përgjegjës do të paguajnë një çmim të rëndë”, u tha ai gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Burimi: http://www.reuters.com/article/us-turkey-security-primeminister-idUSKCN0ZV2HK

Burimi i fotos: © Anadolu