Xhemi dhe Arbana janë dy mikesha që kanë një histori të gjatë njohjeje dhe shoqërie të bukur. Ato nuk humbasin asnjë rast pa kaluar kohë me njëra tjetrën jo vetëm ballë për ballë, por edhe virtualisht. Mjafton një postim i njërës prej tyre dhe komenti i tjetrës do jetë në rradhët e para. Pak ditë më parë Arbana është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto me një shprehje nga një ndër filmat kryevepër kushtuar dashurisë dhe sakrificave për hir të saj. Një fragment i shkëputur me foto nga “Titanik” dhe shprehja “Ku do shkojmë? Te yjet!”, ka nxitur reagimin e Xhemit. Ajo e ka “ngacmuar” Arbanën duke i komentuar se përse nuk ka postuar foto nga një prej momenteve të “nxehta” të filmit, duke e specifikuar momentin. Ka qënë ky koment dhe disa të tjerë që duket se kanë zbehur romanticitetin e Arbanës në atë ditë.
Komente mikeshash: