ShowBiz

Altin Sulku bën publike “Nazelijen”!

Pas suksesit të hitit “Fle në shpirtin tim”, Altin Sulku nuk u ndal. I këndoi “Kojshies”, por tani do t’i këndojë edhe “Nazelijes”. Kënga më e re e tij, do të publikohet sot dhe titullohet “Nazelije”. Ai do t’i këndojë vajzës me naze dhe dashurisë së tij për këtë. Sërish do të vijë me ritëm dhe me një superklip. Minutat po numërohen mbrapsht dhe na ndajnë shumë pak çaste nga publikimi.