ShowBiz

E mbani mend Olën, shoqen e Taulantit që kërkonte motër – Kështu duket pas 33 vitesh

Javën e kaluar iu rikthyem nostalgjisë dhe u njohëm me Taulantin që kërkonte një motër, sot që është i rritur. Mirëpo Taulanti nuk ishte i vetëm në aventurën e tij. Ai kishte me vete aleaten më të mirë, shoqen e zemrës, Olën.
Ola ishte ajo vajza e ëmbël topolake, që sot është bërë një zonjë elegante dhe simpatike. Përmes një kërkimi të thjeshtë në rrjete sociale ramë në gjurmët e saj. Ajo që na surprizoi më së shumti ishte fotoja e kopertinës. Kjo foto ishte vendosur prej saj që në vitin 2013 dhe ishte ende aty. Gjatë xhirimeve të filmit është shkrepur fotoja, në të cilën ndodhej ajo, Taulanti (Donaldi) dhe regjisorja e ndjerë Xhanfize Keko. Bëhet fjalë për foton e këtij artikulli. Pas kaq shumë vitesh, Ola, e quajtur në realitet Sabiela Agushi, duket kështu:

Në foto është me nipin e saj!

Burimi i fotove: https://www.facebook.com/sabiela.agushi