Mirjeta Tërshana ka publikuar pak ditë më parë një këngë për të gjithë emigrantët. Shqipëria dhe Kosova janë prekur më së shumti nga fenomeni i emigrimit dhe ndaj këngë të tilla prekin këdo që i dëgjon. Çdo familje shqiptare ka bijë dhe bija të larguara dhe ndaj kënga e Mirjetës është kaq e ndjerë.
Ajo i këndoi asaj që bashkon çdo emigrant “Malli i Gurbetqarit”. Pavarësisht se nga je, e ku ke shkuar, malli për njerëzit dhe vendin është gjithmonë aty. Mirjeta dhe kënga e saj, prekin zemrat e të gjithëve, përmes fjalëve të goditura dhe muzikës e klipit prekës.
“Malli i Gurbetqarit”: