ShowBiz

Erion Isai i kërkon punë Arbanës – Ajo i përgjigjet…

Udhëtimet e Arbana Osmanit janë bërë po aq të famshme sa ajo. Një pjesë e mirë e ndjekësve të saj ‘xhelozojnë’, rreth fatit të Arbanës dhe punës që ajo ka. Këtë herë ka qënë Erion Isai, aktori i “Portokallisë”, i bërë baba pak javë më parë, që i kërkon Arbanës punë.
“Se mos na bënit pjesë të stafit”, ndërkohë që Arbana i është përgjigjur: “Me gjithë qejf po nuk besoj që ty të jep leje njeri me lëviz njëherë për njëherë”. Ajo e ka përmbyllur fjalinë, duke vendosur edhe disa biberonë. Kështu i ka kujtuar Erionit se detyra e babait e thërret në këto kohë, ndaj duhet përkushtim.
“E mbylla s’flas më”, ka shkruar si përfundim Erioni, duke u bindur lehtësisht.

Komentet e tyre: