Xhemi ka postuar një foto me djalin e saj të madh, Martinin. Komente të shumta kanë marrë ëmë e bir si dhe komplimenta. Ata kanë një ngjashmëri të adhurueshme dhe për këtë Xhemi ndihet me siguri shumë krenare. Përpos gjithë këtyre, ajo që vihet re është edhe rritja e Martinit. Ai tashmë nuk është një djalë i vogël dhe me shpejtësi do të shkojë në vitet e adoleshencës. Pikërisht këtë aspekt ka prekur edhe komenti i Amit, e cila ka shkruar: “Sa është rritur moooj… T’u bë çuni për nuse ruje… Ju puth”. Vitet me Ermalin i kanë dhënë edhe Amit një sens të veçantë humori, të huazuar përse jo nga bashkëshorti.
Postimi i Xhemit: