Pas suksesit në këngën “Më pëlqen ajo” në bashkëpunim me Devis Xherahun, Marly do të vijë sërish. Këtë herë do të sjellë një këngë bashkë me mikun e tij Santi. Kënga do të jetë ritmike dhe mjaft moderne. Ata janë duke bashkëpunuar me kompozitorin e mirënjohur Gent Myftaraj dhe projekti pritet të vijë shumë shpejt. Si Marly dhe Santi janë të rinj në moshë, por kjo nuk i ka penguar ata të jenë të suksesshëm. Përgatituni të dëgjoni, shikoni dhe kërceni diçka të bukur!
Postimi nga Genti:
https://www.instagram.com/p/BMHtIE1gVep/?taken-by=gentimyftarajLink: https://www.instagram.com/p/BMHtIE1gVep/?taken-by=gentimyftaraj