Anjeza Shabani, ish-administratorja e kopshtit “Diren”, u filmua teksa ushtronte dhunë mbi një fëmijë të vogël. Video u denoncua asokohe në emisionin investigativ “Stop”. Anjeza është në proces gjykimi. Pasi kanë përfunduar hetimet prokuroria ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për të. Në seancën e fundit, ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kështu automatikisht i ulet 1/3 e dënimit.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës.
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=htOXoxRySpc