Në dy vjetorin e largimit nga jeta të Dr. Florit ishin të shumtë personazhet publikë, që e përkujtuan. Një ndër ta ishte edhe njeriu, që dëgjoi rrahjet e fundit të zemrës së Florit, pastori Fitor Muça. Ai e ka përkujtuar edhe këtë vit, duke përsëritur një detaj që askush nuk e dinte. Siç duket Flori i mbate gjithnjë lidhëset e këpucëve zgjidhur. Një detaj ky me të cilin pastori është përballur edhe ditën e fundit të Florit në këtë botë. Ndaj në kujtimin e këtij viti dhe të atij të vjetshëm, ja çfarë shkruan ndër të tjera!
“Atletet ishin te pragu i derës, ato që nuk i lidhje asnjëherë, ishe për rrugë dhe në rrugën ku do të shkoje, që e kishe zgjedhur dy vite më parë, ato nuk të nevojiteshin më…”, ka shkruar pastori këtë vit me dhimbje.
“Flor, kurrë s`kisha arritur të kuptoja se përse i mbaje gjithmonë zgjidhur lidhëset e atleteve, por tani e kam të qartë arsyen. Ti miku im ishe gjithmonë gati për t`u nisur dhe s`kishe kohë për t`u marrë me to, edhe pse askush nuk kishte menduar se do të niseshe aq herët, aq papritur, aq çuditshëm, sërish ti e njihje shtegun që besimi në Zotin të vendosi, Shtegun e Jetës”, shkroi vjet pastori.
Postimi i tij:
Link: https://www.facebook.com/fitor.muca/posts/10153760999265904