Lajmi i djegies së makinës, të këngëtares Adelina Berisha, ka qarkulluar në mediat sociale. Adelina ka qenë në shtëpi mbrëmjen e djeshme dhe makina e saj e tipit “Tiguan” është sulmuar, duke e vendosur nën flakë, thuhet në lajme të ndryshme.
Këngëtarja vetë nuk ka reaguar ende dhe nuk ka dhënë deklarata publike, mbi vërtetësinë e ngjarjes, apo për më tepër për sulmuesin, ose sulmuesit.
Nëse e gjithë kjo është e vërtetë, kush vallë do të dëshironte t`ia digjte këngëtares makinën, e për çfarë arsye?