ShowBiz

Pasioni më i madh në jetën e Eva Alikajt!

Eva Alikaj ka qenë për vite me radhë një ndër vajzat e preferuara për çdo djalë shqiptar. Protagoniste në një sërë filmash shqiptar, ajo arriti të shndërrohej në një ndër aktoret më të mira. Një ndër rolet e saj më të pikasura në teatër është ai i Elsës në “Pallati 176”. Pas largimit për të jetuar në Vjenë të Austrisë, Eva nuk ishte më aq aktive, por sa herë rikthehet, mediat janë të parat, që e sjellin në fokus artisten.
E ftuar në programin “Thurje” Eva ka rrëfyer rreth planeve për të ardhmen, roleve që ka në duar si dhe pasioneve të momentit. Ajo ka zbuluar se për hir të një roli, për të cilin do xhirojë së shpejti, e që do ketë skena, duke kalëruar, i është dashur të frekuentojë pistat e hipizmit. Ky është shndërruar në një pasion tashmë për të.

Intervista me Jonidën në “Thurje”:

Link: https://youtu.be/HOkU5-sryuw?t=1h53m37s

Burimi i fotos: Digitalb