Alketa Vejsiu e ka mbrojtur me fanatizëm imazhin vizual të fëmijëve të saj, duke respektuar fëmijërinë e tyre larg botës së televizionit. Disa vite më parë ka publikuar një foto nën një përqafim të ëmbël me Nicol, në të cilën ndodheshin pranë pemës së festave. Në të njëjtën periudhë, por disa vite më vonë, ka vendosur të publikojë dy foto dashurie, me nga një dedikim të ngrohtë për fëmijët e saj.
“S`do mund të bëja dot asgjë më të mirë sesa të sillja në jetë një krijesë si ty! Humbas në sytë e saj blu”, ka shkruar Alketa për Nicol, që e bëri nënë për të parën herë.
Në foton me djalin mami Alketa shkruan: “Buzëqeshja e tij! Kënga më e bukur e Krishtlindjeve! E doja një çun!”
Sërish fytyra e fëmijëve nuk është ekspozuar, por nga aq sa duket, Nicol dhe Lionel janë dy engjëj!
Postimet e dedikuara:
https://www.instagram.com/p/BOHeFnojckX/?taken-by=alketavejsiu&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BOHeFnojckX/?taken-by=alketavejsiu&hl=en
https://www.instagram.com/p/BOHnwhDj5Cm/?taken-by=alketavejsiu&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BOHnwhDj5Cm/?taken-by=alketavejsiu&hl=en