Suplementi “Bluetooth” ka zbuluar shifrat e majme, që këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor marrin, për koncertin e fundvitit. Noizy e ka deklaruar edhe më parë në intervista, që paguhet 20 mijë euro, për natën e ndërrimit të viteve. Këtë fundvit ai vazhdon të jetë mbreti i natës. Megjithatë gazeta ka zbuluar edhe disa shifra për këngëtarë të tjerë, siç janë Adelina Tahiri, Anjeza Branka dhe Silva Gunbardhi, të cilat do të paguhen respektivisht me 12 mijë euro, 3 dhe 10 mijë euro. Silva ndodhet në Amerikë për këto festa dhe Anjeza Branka në Gjermani.
Pagesat varen nga popullariteti i artistëve, por edhe nga vendi në të cilin performojnë. Pavarësisht çmimeve e rëndësishme është, që në atë ditë të kalohet mirë.
Burimi i fotos: By Rage against – Versión en español de en:Image:Euro banknotes.png, ECB decisions ECB/2003/4 and ECB/2003/5, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=6589496