Endrit Ademi ka publikuar pak ditë më parë këngën e titulluar “Të lutem”. Nën një muzikë e tekst të mrekullueshëm, ai ka dhënë një mesazh të fuqishëm. Projekti rrëfen historinë e një çifti të dashuruarish, të cilët pësojnë një aksident në ditën e propozimit për martesë. Në kthim, për shkak të pakujdesisë, ndodh aksidenti, në të cilin vajza humbet jetën. Artisti këndon përgjatë gjithë këngës se dëshiron t`i japë fund vetmisë dhe dëshiron të jetë me personin e zemrës, të cilën e humbet tragjikisht, vetëm prej pakujdesisë.
Janë pikërisht këto këngë, që na bëjnë të vlerësojmë gjithçka që kemi.
Shijoni projektin fantastik: