Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në programin e pasdites te Rudina, ku ka folur ndër të tjera edhe për projektet e saj. Ajo ka lajmëruar se është momentalisht duke punuar me dy projekte, një prej të cilëve do të publikohet në muajin Mars dhe tjetri në Maj. Anxhela i ka rrëfyer Rudinës se klipet do të jenë verore, por që ajo nuk do të dalë me bikini. Rudina është habitur nga ky vendim, por Anxhela ka shprehur se ka shtuar disa kilogramë pas festave dhe do duhet kohë që të hiqen.
Prandaj Anxhelën e duan të gjithë, për thjeshtësinë nga e cila karakterizohet dhe çiltersinë e saj!
Ky është momenti: