Ardit Gjebrea ka qenë i ftuar në një prej universitetet private, për të ndarë një bisedë me studentët. Ai ka dhënë për ta një intervistë të sinqertë, në të cilën ka treguar momentet e vështira të jetës. Shumë pak mund ta dinë se Arditi dhe familja e tij kanë emigruar drejt Italisë në vitet `90. Moderatori rrëfeu se si u nis me pak para dhe me një djalë 2 vjeç drejt rrugës së vështirë. Arditi ka treguar se në festën e Vitit të Ri, të kaluar në emigrim, në Itali në atë kohë, kishte vetëm 30 mijë lireta, me 5 prej të cilave i bëri djalit dhuratën e përvitshme. E vuri kështu theksin në sakrificat që prindërit bëjnë shpesh vetëm për fëmijët e që këta të fundit duhet t`i jenë mirënjohës.