ShowBiz

Soni dhe Elia kujtojnë kohët e vjetra

Soni dhe Elia janë nga ato personazhe të showbizit që ruajnë ende një marrëdhënie speciale me njëra-tjetrën. Dikur pjesë e grupi “Spirit Voice“, kurse sot kanë mbetur dy mikesha të ngushta pavarësisht se janë të fokusuara në fusha të ndryshme. Soni ka vazhduar të qëndrojë fuqishëm në tregun muzikor, duke qenë gjithmonë në krye, ndërsa Elia ka vazhduar karrierën e saj si aktore në filma dhe teatër.
Moment i veçantë për to ka qenë ditëlindja e Elias, ku Soni nuk mund të mungonte. Aty janë argëtuar duke biseduar, por edhe kërcyer e kënduar këngë të vjetra.

https://www.instagram.com/p/BQQ9LfZjowV/?taken-by=soni_malaj&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BQQ9LfZjowV/?taken-by=soni_malaj&hl=en