Juliana Pasha ka kënduar muzikë të lehtë dhe disa rryma të tjera muzikore pasi performon gati çdo mbrëmje live. Ajo është një nga artistet që ka zgjedhur të qëndrojë pranë publikut në koncerte live më shumë se sa përmes klipeve. Megjithatë pak minuta më parë mbërriti projekti i saj më i ri. Videoklipi, muzika dhe teksti i tij u realizuan me qëllim sensibilizimin për të parandaluar trafikimin e vajzave dhe grave.
Muzikën e realizoi Adi Hila, kurse tekstin e shkroi Olti Curri. Juliana i dha zërin e saj dhe interpretimin fantastik.
A mund të sensibilizohet më mirë sesa përmes artit?!