Erand Sojli numëron shumë vite në televizion. Fillimisht ishte pjesë e “Portokalli” ku spikati me disa role, por edhe përmes monologut. Më pas ai ishte pjesë e disa filmave dhe serialeve të humorit si aktor, por edhe skenarist. Vitet e fundit iu bashkua kastit të “Apartamenti 2XL” dhe siç duket është larguar nga ky program. Me siguri aktori ka planifikuar ndonjë projekt, pasi ai asnjëherë nuk është larguar nga televizioni pavarësisht këtyre lëvizjeve.
Ku do ta shohim tani?
Burimi i fotos: Vizion Plus