Enada dhe Gerd Vaso janë një ndër çiftet më të dashura shqiptare. Ata kanë gati 2 dekada që performojnë dhe janë pranë publikut me vepra të ndryshme. Në jetën personale janë po aq të përmbushur sa në atë profesionale. Ata janë bekuar prej shumë vitesh me djalin e tyre Roan.
Në programin “Jo vetëm modë”, kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë dhe njohjes. Enada ka treguar se ka hyrë në marrëdhënie për të qëndruar përgjithmonë dhe te Gerdi ka pëlqyer fillimisht paraqitjen e tij. Ai nga ana tjetër ka treguar se Enada ka qenë në fillim pak tip i mbyllur dhe shumë e fokusuar te puna.
Tashmë janë edhe më të lumtur!
Link: https://youtu.be/tnV8G13sIEo?t=23m25s
Burimi i fotos: Tv Klan