ShowBiz

Cekja i Beratit tregon historinë e emrit të tij

Cekja i Beratit është një prej aktorëve më të dashur të humorit, por që pak njerëz ia dinë emrin e vërtetë. Aktori quhet Sejfulla Myftari dhe ka treguar i ftuar në programin “M`fal për shprehjen” se pak njerëz e njohin për Sejfulla. Madje edhe ai vetë çuditet se si i ka mbetur emri Ceke dhe ka treguar se njëherë pyeti të ëmën. Ajo i tregoi një histori nga fëmijëria kur Cekja qëndronte në fshat te gjyshërit dhe luante me kecat. “Kec, kec, kec” dhe atij i mbeti Ceke emri me përkëdhelje.

Për më shumë kjo është intervista e tij:

Link: https://youtu.be/3LeE3NPUOhY?t=23m45s

Burimi i fotos: Digitalb