Një fotografi e shkrepur në makinë, ku dukej lista e këngëve që po dëgjonte Fibi, ka nxitur debate. Në listë dallohej emri i këngëtarit serb Ceca. Përbri listës së këngëve ndodhej flamuri shqiptar. Kjo i bëri disa media dhe ndjekës të flisnin kundër Fibit, e cila më në fund ka reaguar.
“Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë këngë serbisht dhe as s`i kam pëlqyer ato, s`mund të gjykohem për një këngë që ndodhet në një cd që s`është as e imja. Më shumë acarohem që marr kritika nga njerëz që janë rritur duke dëgju këngë serbe. Dhe që vazhdojnë akoma… mqn se në Prishtinë po jetoj dhe më kanë parë sytë mjaft… Peace njerëz”, ka shkruar e revoltuar këngëtarja.