Aktualitet

Studentët e Drejtësisë në Bremen – Zhdukja e fletëve të provimit

Thjesht ikën: Një paketë me 36 rezultatet e provimeve nga Bremen u zhdukën gjatë rrugës së korrigjimit të profesorit. Tani studentët përballen me një vendim të vështirë. Ata duhet të shkruanin 6 provime në dy javë. 36 studentë nga Bremen janë duke përjetuar një dështim: Provimi i tyre në “Të Drejtën Civile” është zhdukur. Pas ekzaminimit që zgjati 5 orë, shumica e provimeve u dorëzuan personalisht te gjyqtarët dhe profesorët, të cilët do të mbikqyrnin. Meqënëse pati pushime semestrale një profesor në jug të Gjermanisë, 36 provimet u dërguan me DHL.

Problemi: Pakoja nuk arriti. Posta nuk e gjeti atë, pavarësisht numrit të transmetimit. DHL i kërkoi falje kompetentit Oberlandesgericht Bremenit, duke shprehur keqardhje për incidentin.

Studentët në fjalë duhet të zgjedhin tani midis dy opsioneve: Ose të bëjnë një provim zëvendësues në fillim të Majit, ose të pranojnë rezultatin mesatar të 5 provimeve të tjera, si një rezultat të përgjithshëm të provimit të shtetit. Këtu ka një problem, pasi ata ende nuk e dinë se si kanë dalë në këto 5 provime, ndaj vendimi nuk është i lehtë. Edhe nëse paketa me testet do të kthehej, procedura nuk do të ndryshonte. Peter Lüttringhaus, kryetar i Gjykatës në Bremen tha për “Spiegel”: “Sigurisht që ky është një vendim i vështirë për studentët, pasi ata nuk dinë ende si kanë dalë në provimet e tjera”.

Burimi i lajmit dhe fotos: http://www.spiegel.de/lebenundlernen/uni/bremen-post-verliert-examens-klausuren-von-jura-studenten-a-1143057.html