ShowBiz

Bora Zemani kërkon nuse për ish-partnerin e saj

Bora Zemani ka qenë pjesë e “Dance With Me” në sezonin e kaluar, në të cilin ishte partnere me këngëtarin Alban Ramosaj. Edhe pas përfundimit të spektaklit ata kanë ruajtur një miqësi të bukur, për hir të kohëve që kaluan.
Kanë shijuar një kafe të dy dhe beqaria e Albanit e ka shqetësuar Borën. Ajo ka listuar karakteristikat pozitive të mikut të saj, duke kërkuar për të “interesuara”.
Cilat janë karakteristikat e tij? I mirë, i sinqertë, i bukur, i palestruar, këngëtar, di të gatuajë dhe i pëlqejnë kafshët, çfarë mund të kërkosh më tepër?!

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BOQGMLSg6QC/?taken-by=borazemani&hl=en