Roza Lati ka realizuar një video live me fansat e saj të cilët nuk janë të paktë. Roza ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të natyrës së çiltër nga e cila karakterizohet dukshëm. Pas lidhjes së gjatë të dashurisë që pati me Stinen, ajo ka qenë e rezervuar për të folur për jetën private.
Këtë herë ka bërë një listë të karakteristikave që një mashkull duhet të ketë për të qenë bashkëshorti i saj.
Ai duhet të dijë të lajë enët. Duhet të dojë kafshët, pasi ata janë pika e dobët e Rozës, e ta zgjojë me kafe në mëngjes.
Nëse dikush e pëlqen vërtetë moderatoren, duhet me patjetër të plotësojë këto kushte.