ShowBiz

Kush e zhgënjeu Anxhela Peristerin – Ky është mësimi i jetës

Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë për të shprehur shqetësimet e ndryshme. Kur mërzitemi, zhgënjehemi, apo tradhtohemi ka disa kanale komunikimi publik.
Anxhela Peristeri është mërzitur nga një njeri, ose fenomen dhe shqetësimin nuk e ka mbajtur vetëm për vete. Ajo ka shpërndarë një fotografi, me një shkrim të gjatë që është i vlefshëm e kuptimplotë.
“Jeta më ka mësuar sesa e vështirë është të kontrollosh besnikërinë e dikujt. Nuk ka rëndësi sesa i mirë je ti me ta, kjo s`do të thotë se do të të trajtojnë njësoj. Pavarësisht sesa i vlerësoni ju ata, s`do të thotë se ata do ju vlerësojnë njësoj. Ndonjëherë njerëzit të cilët doni më shumë, janë njerëzit që duhet t`u besosh më pak.”, shkruhet në tekstin e fotos.
Kushdo mund të gjejë veten në këto fjalë, pasi të paktën njëherë në jetë i keni “ndjerë” e menduar këto rreshta.

https://www.instagram.com/p/BS_WxtTj5OA/?taken-by=anxhelaperisteriofficial_&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BS_WxtTj5OA/?taken-by=anxhelaperisteriofficial_&hl=en