ShowBiz

Si ndihet aktori turk Tolga që ka nuse shqiptare?

Almeda Abazi dhe Tolga janë një ndër çiftet më të famshëm në Shqipëri dhe Turqi. Ata janë martuar përpara pak kohësh dhe së fundmi kanë dhënë një intervistë për “Pasdite në Top Channel”. Gazetari ka shkuar deri në Turqi për të marrë më shumë detaje mbi njohjen e tyre, lidhjen e më pas dasmën. Tolga ka treguar se është i lumtur që ka një nuse shqiptare e për më tepër më të bukurën e Shqipërisë. Vite më parë ai ishte duke xhiruar në Shkup të Maqedonisë, një vend në të cilin flitej shumë për shqiptarët. Artisti tregoi se i bëri përshtypje kur dëgjoi se të merrje nuse nga Shqipëria ishte si të këpusje një lule nga parajsa. Ndaj tashmë e quante veten me shumë fat.

Për më shumë kjo është një pjesë e intervistës:

https://www.youtube.com/watch?v=0X4cjnZeQFQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=0X4cjnZeQFQ

Burimi i fotos: Top Channel