ShowBiz

Almeda Abazi prezanton të ëmën dhe vjehrrën

Almeda Abazi dhe aktori i famshëm bashkëshorti i saj Tolga, kanë qenë në fokus të mediave për çdo hap. Përpara, gjatë dhe pas dasmës është folur shumë për ta. “Pasdite në Top Channel” ka realizuar një intervistë me çiftin dhe nënat e tyre në Turqi. Gazetari ka shkuar në shtëpinë e beqarisë së aktorit dhe dy krushkat kanë qenë duke i pritur.
Vjehrra e Almedës ka dalë publikisht për herë të parë në televizion. Zonja ka treguar se pas gjithë viteve të të birit në media, ajo asnjëherë nuk është prononcuar. Ama për Almedën mundi ta bënte këtë, pasi ajo ka një vend të veçantë. Ka rrëfyer se kanë një marrëdhënie shumë të mirë bashkë, diçka që në fakt reflektohej edhe në video.

Link: https://youtu.be/0X4cjnZeQFQ?t=8m43s

Burimi i fotos: Top Channel